Kushtetuesja 'rrëzon' vendimin e SPAK/ Matlija: Gjykata mbrojti burimet e gazetarit, jo interesin personal të tij

Kushtetuesja 'rrëzon' vendimin e SPAK/ Matlija: Gjykata mbrojti burimet e gazetarit, jo interesin personal të tij

Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e gazetarit Elton Qyno, duke shfuqizuar vendimet e mëparshme gjyqësore që lejonin sekuestrimin e të dhënave të tij kompjuterike nga SPAK.

Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese thekson se urdhërimi për zbulimin e burimeve të një gazetari bie ndesh me parimet kushtetuese të lirisë së shtypit, përveç rasteve kur ekziston një bazë e qartë ligjore dhe një interes publik i rëndësisë së veçantë.

Drupal Ad

Në një analizë për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, avokati Dorjan Matlija deklaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbrojti burimet e gazetarit, dhe jo thjesht interesin e tij personal.

Në fund të ditës, Gjykata Kushtetuese mbrojti lirinë e shtypit dhe burimet e informacionit, duke vendosur që ato janë më të rëndësishme sesa interesi i hetimit të SPAK, i cili kishte të gjitha mundësitë që këtë provë ta siguronte në mënyra të tjera.

SPAK nuk kreu siç duhet detyrën e vet dhe shkel standarde të njohura ndërkombëtare për mbrojtjen e gazetarëve dhe të burimeve të tyre.

Ajo çfarë e beri më të vështirë gjykimin ishte qasja e gjykatave me të ulëta që nuk i dhanë zgjidhje atëherë kur duhej.

Problemi nuk ishte vetëm në vendimin për sekuestrim, por në mungesën e reagimit në momentin e duhur nga ana e gjykatave më të ulëta, të cilat e lejuan këtë proces të vijonte, duke mos dhënë zgjidhjen kur duhej.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy