
Një fosil prehistorik i ‘dragoit të detit’ është zbuluar në Midlands dhe është përshkruar si një nga gjetjet më të mëdha në historinë e paleontologjisë britanike.
Ichthyosauri, afërsisht 180 milionë vjet i vjetër me një skelet rreth 10 metra I gjatë dhe një kafkë që peshon afërsisht një ton, është fosili më i madh dhe më i plotë i këtij lloji i gjetur ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar.
"Unë shikova poshtë në atë që dukej si gurë ose kreshta në baltë dhe thashë se kjo duket pak organike, pak më ndryshe", tha zoti Davis për BBC News. "Pastaj ne pamë diçka që dukej pothuajse si një nofull."

Një ekip paleontologësh u sollën për një vështrim më të afërt, të cilët arritën në përfundimin se ishte një ichthyosaur - një lloj grabitqar deti me gjak të ngrohtë, që merr frymë nga ajri, jo ndryshe nga delfinët. Ata mund të rriteshin deri në 25 metra të gjatë dhe jetuan midis 250 dhe 90 milion vjet më parë.
"Zakonisht ne mendojmë për ichthyosaurët dhe zvarranikët e tjerë detarë që zbulohen përgjatë bregut Jurasik në Dorset ose në bregun e Yorkshire, ku shumë prej tyre ekspozohen nga erozioni i shkëmbinjve. Këtu në një vend në brendësi është shumë e pazakontë."
Një bllok i madh balte që përmbante kokën e ichthyosaur-it u gërmua me kujdes përpara se të mbulohej me suva dhe të vendosej në splinta druri. Blloku, me peshë pothuajse një ton, u ngrit nga balta dhe tani do të ekzaminohet më tej.
Anglian Water, e cila menaxhon rezervuarin Rutland, tani po kërkon fonde për t'i mundësuar ichthyosaurit të qëndrojë në zonë dhe të vizitohet nga publiku i gjerë.



