Korreshi: “AKSHI” grup i strukturuar kriminal, qark i mbyllur korrupsioni dhe shantazhi (VIDEO)

Korreshi: “AKSHI” grup i strukturuar kriminal, qark i mbyllur korrupsioni dhe shantazhi (VIDEO)

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, për dëshmitë e te reja të dosjes “AKSHI”, të flasin për presione, shantazhe, kërcënime me protagonistë kryesorë, Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin, thotë se bëhet fjalë për grup të strukturuar kriminal.

 

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se pas gjithçkaje qëndron Kryeministri Edi Rama dhe se afera e “AKSHI-t”, tregon se brenda institucionit kishte qark të mbyllur korrupsioni dhe shantazhi.

 

Sipas tij, AKSHI ka shërbyer si grup i strukturuar kriminal, i cili nuk është limituar me vjedhjen e vetes, po ka kaluar më tej në vjedhje të pastër kriminale, duke shantazhuar dhe kërcënuar.

 

Ai pretendoi se institucionet shtetërore janë kapur dhe funksionojnë në shërbim të një rrjeti të ngushtë interesash, ndërsa AKSHI menaxhon një pjesë të konsiderueshme të fondeve publike pa transparencë dhe efikasitet.

 

Nuk mendoj se ka mëdyshje ndonjë shqiptar apo SPAK që mbas gjithë kësaj skeme dhe çdo skeme të mos jetë Kryeministri i Shqipërisë. Të kesh kaq skandal të sjellë nga agjencitë e huaja. Këta janë iranianët e vërtetë që godasin shtetin shqiptar, se gjithë sistemet shqiptare kanë kaluar në duart e patronazhistëve. 

 

Që të vijë Ermal Beqiri dhe të marrë të gjithë lekët dhe tani që është në arrati vazhdon të marrë lekë, një dramë pafund. Mendoni ju se kaq milionë euro që merr AKSHI nga buxheti i shtetit dhe Kryeministri nuk qenka në dijeni. Shumën më të madhe të buxhetit e ka marrë AKSHI dhe kudo që të shkosh thonë nuk punon sistemi. Dhe eAlbanian e kontrollon AKSHI. 

 

Nuk ka më dardha pas shpine tani. Por tani Kryeministri thotë se i ka hallexhinjtë pa shtëpi. Këta kanë bërë me lekë dhe mënyrën e të ecurit dhe kur ecin duken sikur po thyejnë vezë gjithë kohës. Kaq arrogantë janë bërë. 

 

Duke iu referuar dëshmisë së sipërmarrëses Migena Schroder, e cila ka denoncuar kërcënime ndaj bashkëshortit të saj gjerman, deputeti demokrat tha se kjo tregon një realitet të errët të funksionimit të institucioneve dhe një degradim të thellë të tyre.

 

SHISH shih si është bërë, si e ka degraduar ajo e ardhura. Kam folur me dhjetëra veteranë të SHISH se çfarë tmerri po përjetojnë, informacionet janë zero, nuk munden të investigojnë. Sot policia është totalisht në shërbim të krimit të organizuar. Nuk ka shef komisariati që të mos jetë marrë bekimi i bandave. Është marrë peng nga një njeri dhe janë sërish në drejtim të paditur. 

 

Është marrë peng një shtetas gjerman dhe policia e di mirë. Televizioni juaj është kërcënuar, pronari i televizionit jep dhe kamerat dhe shteti është në vendnumëro. Këta e kanë trajtuar shtetin si ta kishin të vetën. Del sekretarja e Ermal Beqirit dhe thotë unë kam jaht 1 milion euro. Të gjithë punonjësit e AKSHI-t kishin marrë tendera. AKSHI ishte një qark i mbyllur i gjithë korrupsionit, gjithë paratë qarkullonin brenda përbrenda. Me gjithë këto lekë që qarkullonin, është e pritur që do kërcënohet dikush që do të hyjë të marrë tendera. Gjithsecili nga ne ka të dhënat atje. 

 

AKSHI ka shërbyer patjetër si grup i strukturuar kriminal, i cili nuk është limituar me vjedhjen e vetes, po ka kaluar më tej në vjedhje të pastër kriminale, duke shantazhuar dhe kërcënuar. Shteti gjerman është i preokupuar në mënyrë të veçantë se për të gjithë krimin e organizuar që ndodh në Shqipëri, më i frikshëm është lehtësia e pastrimit të parave. 

 

Edhe rikthimi i parave të pastruara në shtetin gjerman, ku kalojnë në biznese të ligjshme, është frika e madhe në Gjermani. 22% e blerjeve në sektorin e ndërtimit në Shqipëri bëhen në sektorin bankar, ndërsa pjesa tjetër bëhet kesh. Janë shumë të shqetësuar për mënyrën si po mbahet shteti peng edhe me vjedhjen e votës dhe rikthimin në Europë të kriminelëve me paratë e pastruara, si biznesmenë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy