Kthesa e papritur e Metës: Nuk hyjmë në zgjedhje pa opozitën, duhet qeveri besimi

Kthesa e papritur e Metës: Nuk hyjmë në zgjedhje pa opozitën, duhet qeveri besimi

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, thotë se partia e tij nuk mund të hyjë në zgjedhje pa opozitën. Një ditë pas darkës me aleatin Rama, me të cilin u duk se po shkonte drejt koalicionit të dytë qeverisës, Meta tha se vendi ka nevojë për një qeveri besimi.

“LSI deklaron se vendi në këto momente ka nevojë për një qeveri të besimit për zgjedhje të gjithëpranuara, e cila do të garantojë mos përfshirjen e administratës në zgjedhje dhe në veçanti policisë së shtetit”, tha Meta.

Kreu i LSI-së përmendi edhe “qëndrime përjashtuese të Ramës dhe tha se partia që drejton vë në dispozicion të gjitha mandatet e saj.  

 “Situata politike është tejet e tensionuar. Retorika politike po dominon zhvillimet dhe kushtet politike. Çdo vonesë e çon vendin në drejtime të panjohura. Ndaj Rama dhe Basha duhet të heqin dorë nga qëndrimet përjashtuese dhe individuale”, theksoi Meta.

 “LSI vendos të vërë në dispozicion mandatet e ministrave si dhe të gjithë postet politike të përfaqësimit të saj”‘, tha Meta.

Ndërsa në lidhje me një koalicion të dytë më Ramën, Meta përmendi një kusht: që Edi Rama dhe lidershipi i PS të dialogojnë me opozitën dhe të krijojnë garanci për zgjedhje të lira dhe demokratike, që në këtë mënyrë do të bëjnë të mundur pjesëmarrjen në zgjedhje të opozitës.

“Meqenëse ka kaluar afati i 1 prillit, LSI është e hapur të afirmojë për zgjedhjet e ardhshme koalicionin me PS, bazuar në arritjet e deritanishme të koalicionit aktual dhe të reflektimit serioz të mënyrës së funksionimit dhe analizës së objektivave të parealizuara ende”.

“Nëse lideri i PS nuk garanton zgjedhje të lira dhe dhënien e të gjitha garancive të mundshme për opozitën që të jetë e procesit zgjedhor, LSI nuk mund të jetë pjesë e një koalicioni të tillë dhe as një farse elektorale. LSI mes të majtës dhe të djathtës, zgjedh të majtën. Mes zgjedhjeve demokratike dhe farsës, zgjedh zgjedhjet demokratike. Mes demokracisë dhe diktaturës, zgjedh demokracinë”, - paralajmëroi z.Meta.. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy