Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot një aktakuzë kundër 7 të pandehurve për veprat penale si “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” dhe “Cënimi i barazisë në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike”.
Sipas aktakuzës dy nga të pandehurit kanë lidhur një marrveshje të mirëkuptimit në kunëdrshtim të ligjit të prokurimit publik dhe ligjit mbi menaxhimin e financave publike, ku me atë rast ia kanë mundësuar Kompanisë “Grafo-Loni” përfitimin në mënyrë të kundërligjshme shumën prej mbi 30.000€.
Të pandehurit e tjerë edhe pse marrëveshja e mirëkuptimit e lidhur në mes të dy të pandehurve, ishte e kundërligjshme, lejuan që të bëhen të gjitha pagesat kompanisë “Grafo-Loni”.



