Korrupsioni me naftën, Resuli: Qeveria shmang për interesat e saj, taksat i paguan qytetari

Korrupsioni me naftën, Resuli: Qeveria shmang për interesat e saj, taksat i paguan qytetari

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i kërkoi sot qeverisë që të përgjysmojë taksat e naftës dhe të subvencionojë biletat e transportit urban, ndërsa akuzoi se në vend futen 250 mijë ton naftë kontrabandë

Lidhur me këtë në studion e lajmeve në MCN TV, Presidenti i Shoqatës së Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Prodhuesit Vendor z. Ervin Resuli deklaroi se është shqetësuese që aq naftë qarkullon kontrabandë.

Ai tha se qeveria shmang taksat doganore kur bëhet fjalë për interesat e saj personale, ndërsa theksoi se gjysma e fermerëve nuk arritën të merrnin naftën pa akcizë.

Nuk duheshin lënë në kuadrin e akuzave, por është shqetësuese që aq naftë qarkullon kontrabandë. Nuk di të them dhe shpjegoj manovrat se si kjo naftë shmang barrierat doganore, por në shumë raste qeveria apo shteti për interesat e saj e bën një sy qorr, kurse kur vjen puna te qytetarët taksat i paguajnë kokërr më kokërr. Pra në tërësi janë grupe të caktuara interesi të përfshira drejtpërdrejt me qeverinë që kalon kjo naftë. Është vetë shteti i implikuar në këtë lloj afere. Buxheti apo skema e mbështetjes së naftës e thënë falas por jo falas ka pasur mbi 50 mijë aplikime dhe 41% janë disbursuar dhe pjesa tjetër më shumë se gjysma kanë mbetur pa u përfshirë dhe mbështetur, duke mos e përfituar dot naftën pa akcizë.

I pyetur se çfarë po sjell Nisma ‘Open Balkan’ për fermerin dhe konsumatorin shqiptar, Resuli tha se e ka parë më shumë si politike sesa mbështetje për fermerët.

Nismën Open Ballkan e kam parë si politike më shumë sesa si një mbështetje për fermerët shqiptarë. Fermerët tek ne mbështeten 18 herë më pak krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Blegtoria gjendet në gjendje katastrofike dhe është vetëm qeveria dhe ministria e bujqësisë që nuk duan ta shohin këtë gjendje sesi fermat shqiptare janë dita ditës duke u shuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy