Protesta te Kuvendi/ Bardhi: Policia ka kërcënuar deputetë me armë. Noka: Do ju tërheqim zvarrë si Enver Hoxhën (VIDEO)

Protesta te Kuvendi/ Bardhi: Policia ka kërcënuar deputetë me armë. Noka: Do ju tërheqim zvarrë si Enver Hoxhën (VIDEO)

Një grup militantësh kanë protestuar sërish para bashkisë së Tiranës. Ata i kanë vënë flakën gomave ku më pas një pjesë e tyre u zhvendosën para parlamentit dhe u përplasën me policinë.

Me forcë tentuan të hapin portën dhe të futeshin brenda parlamentin, pr u desh ndërhyrja e Gardës dhe Policisë për ti ndaluar.

Nuk kanë munguar as përplasjet ku një zonjë përplaset me punonjësit e policisë, por dhe deputetët demokratë të cilët kërkojnë largimin e tyre.

I pranishëm Gazmend Bardhi ka denoncuar punonjësit e policisë të cilët sipas tij kanë kërcënuar me armën e zjarrit dy deputetë të opozitës brenda ambienteve të punës.

I kanë drejtuar armën deputetëve të kuvendit të Shqipërisë. Bëhet fjalë për Luan BAacin dhe Nallbatin, kjo quhet dhunë brenda ambienteve të tyre të punës. Kjo është shëmbëlltyra e vërtetë e një kryeministri që emëron nga ministri i brendshëm deri te drejtori i policisë ata që drejtojnë bandat, por ta harrojnë se do na trembin.

Ndërsa deputeti Noka në fjalën e tij ka kërcënuar ministrin e Brendshëm dhe Spiropalin duke u shprehur se do i tërheqin zvarrë si Enver Hoxhën.

Nipi i Enver Hoxhës mund të rrijë në krye të ministrisë por kujto që e kemi tërhequr zvarrë Hoxhën. Ashtu do tërhiqesh edhe ti dhe Elisa nëse vazhdoni të dhunoni deputetët e opozitës. Pse, për të mbrojtur narkosin, një regjim që po shkatërron Shqipërinë, mosbindja civile do të vendosë shtetin e së drejtës dhe drejtësinë në këtë vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy