Gazetari Aleksandër Çipa komentoi në MCN Live mesazhet e fundit të kryebashkiakut Erion Veliaj për mediat, nga paraburgimi i Durrësit. Çipa vë në dukje se Veliaj rikonfirmoi edhe një herë pozicionin politik në marrëdhënien me kryeministrin. Po ashtu ai shton se Veliaj kërkon të mos heqë dorë nga koraca dhe statusi politik.
“Në këndvështrimin politik, komunikimi i tij shkrimor ka një vlerë politike. E para rikthen një pozicionim politik që tashmë ai e ka të shpallur edhe përmes komunikimeve të tjera, në statuset e një pas njëshme që ka hedhur gjatë periudhës së të qëndruarit në izolim.
Së dyti ka rikonfirmim edhe të një pozicioni politik në marrëdhënien me kryeministrin. E kam fjalën kur ai tregon si e kishte pritur takimin e kryeministrit me stafin e bashkisë.
Së treti është pozicioni që ai mban me SPAK-un. Një pozicion që s’është përgjithësuar me krejt institucionin, por në mënyrë nominale me Olsin. Kërkon që të mos heqë dorë nga korraca dhe statusi politik, që ende e mban, edhe si kryetar bashkie, por edhe investimin vetjak në dekadën e fundit”.
Çipa vë në dukje se Rama është angazhuar me Bashkinë e Tiranës, jo si CEO, por me atributin e një kryeministri që e di rëndësinë e kryeqytetit në mandate.
“Momenti në të cilin ndodhet z.Veliaj de facto konsiderohet edhe përmbajtësisht politik, jo vetëm juridik. Procesi ndaj z.Veliaj është në syrin e ciklonit të fushatës elektorale, dhe është i pashmangshëm politizimi. Gjuha që përdor z.Veliaj s’është vetëm e adresuar ndaj prokurorit, por edhe stigmën ndaj kryetarit të opozitës Berisha. Unë e shoh edhe angazhimin e Ramës, për ta përdorur kompononetin e bashkisë, që është nga më potencialet në betejën elektorale, në favor të situatës.
Rama s’ka marrë cilësinë e CEO-s së bashkisë, por atributin e një kryeministri që e di fort mirë çfarë pasoje i sjell një njësi administrative që përcakton 37 mandate në zgjedhje. Rektori i universitetit publik ka bërë një gabim në raport me statusin që ka. Atë seancë dëgjimore duhet ta bënte më së pari ose në Konferencën e Rektorëve, ose në një takim tjetër me Presidentin. Ose të kërkonte një seancë dëgjimore në komisionin parlamentar”.
Çipa tha se kryeministri Rama “nuk e ka më mundësinë absolute të ushtrimit të presionit dhe të kontrollit të SPAK-ut”.
Sa i takon auditit të fondeve të USAID në Shqipëri dhe vende të tjera, gazetari vë në dukje se ky kontroll nuk do të ndikojë mbi qeverisjet dhe fushatat elektorale.



