Maas i premton Afganistanit ndihmë pas largimit të NATO-s

Maas i premton Afganistanit ndihmë pas largimit të NATO-s

Ditët për largimin e trupave të Natos nga Afganistani po afrohen. Në mes të përgatitjeve, ministri i jashtëm gjerman  Heiko Maas viziton Afganistanit. Ai ka një mesazh të qartë për qeverinë, por edhe për talibanët.

Në një vizitë surprizë në Kabul, qytetin e Afganistanit, ministri i jashtëm gjerman i tha presidentit Aschraf Ghani, që shpreson se talibanët, nuk do ta shfrytëzojnë largimin e trupave ndërkombëtar për fillimin e sulmeve terroriste.

Maas theksoi, se me anë të kësaj vizite donte ta bënte të qartë, se Gjermania vërtet do të largojë trupat e saj, por do të vazhdojë të ndihmojë politikisht dhe ekonomikisht. Për aq sa është e mundur kjo do të vlejë edhe për ndërtimin e ushtrisë dhe të policisë.

Për këtë arsye, vitin e kaluar Gjermania vuri në dispozicion 430 milionë euro. E njëjta shumë është parashikuar edhe për vitet në vazhdim, deri në vitin 2024. Pagesat për zhvillimin e procesit të paqes do të jenë të varura nga gjendja e të drejtave të njeriut.

Maas e mohoi akuzën, se prania e trupave ndërkombëtare në 20 vitet e mëparshme nuk kishte arritur asgjë në Afganistan. Deri më tani ka mundësi shkollimi për të gjithë, edhe për vajzat, tha ai. Ka më  shumë të drejta për qytetarët dhe të ardhurat mesatare janë rritur dukshëm. Ai është i bindur se, talibanët nuk do të kenë asnjë interes, që Afganistani të jetë përsëri në gjedje kaosi.

Pas një vizite të shkurtër të trupave gjermane në qytetin verior afgan Masar-i-Scharif, Maas i falenderoi ushtarët për shërbimin e tyre në Hindukusch. Çfarë është ndërtuar me ndihmën e trupave internacionale, e ka çuar shumë para vendin dhe nuk ka qenë e kotë.

Data zyrtare për largimin e trupave të NATO-s është 1 maji. Përgatitjet në bazat individuale dhe të Forcave të Armatosura Gjermane janë tashmë në zhvillim e sipër. Pas Shteteve të bashkuara, Gjermania është kontiogjenti më i madh i trupave të NATO-s.

Nga trupat gjerman 100 janë të stacionuar në Kabul dhe 1000 në afërsi të qytetit Masar-i-Scharif. Kampi i atjeshëm Marmal është baza më e madhe e Forcaven të Armatosura Gjermane jashtë territoreve të Gjermanisë. Jo më larg se në fund të gushtit ushtari i fundit gjerman do të largohet nga kampi. Me këtë marrin fund stacionimet jashtë vendit, më të shtrenjta dhe me humbje me të madhe për Forcat e Armatosura Gjermane. / DW / Përktheu: Ina Merlika /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy