
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Tiranë.
Siç shihet edhe nga pamjet, zjarri ka shkrumbuar gjithçka pasi ka qenë i përmasave të mëdha.
Ngjarja ka ndodhur në në rrugën "Irfan Tomini" në kryeqytet, ku si pasojë e flakëve dy persona kanë mbetur të plagosur.
"Rreth orës 16:15 në rrugën “Irfan Tomini”, në katin e pestë të një pallati, në një banesë, ka rënë zjarr i cili është fikur nga shërbimet e zjarrfikëses dhe policisë. Për pasojë kanë pësuar lëndime të lehta dy personat që ndosheshin në banesë", sqaron policia.
Paraprakisht dyshohet që zjarri të ketë rënë si pasojë e rrejdhjes së gazit nga një bombël.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.
Duhet të ishte ndërhyrja e zjarrfikësve për të vënë situatën nën kontroll.
Zjarri ka vënë në panik edhe banorët e tjerë pasi kishin frikë se flakët mund të përhapeshin edhe tek apartamentet e tjera.



