Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar paraditen e sotme. Në mbledhje pritet firmosja e marrëveshjes së bashkëpunimit mes deputetëve të grupit parlamentar të PS-së dhe ministrave të qeverisë.
“Kjo marrëveshje synon që të çojë në një nivel të ri bashkëpunimi mes këtyre palëve që në fakt janë pjesë e të njëjtës skuadër për të rritur cilësinë e punës së përbashkët dhe përgjegjshmërinë individuale dhe kolektive të këtyre pjesëve përbërese të skuadrës në funksion të përmbushjes së detyrimeve të mëdha që burojnë nga kontrata e PS me popullin shqiptar 2017-2021. Kjo është një marrëveshje që dakordëson fushat dhe instrumentat që sigurojnë bashkëveprimin mes qeverisë, grupit dhe partisë në funksion të një cilësie të re të komunikimit të brendshëm dhe me publikun, kohezionit të vendimmarrjes dhe objektivave dhe të vendimeve që marrin sëbashku. Kjo marrëveshje përbën një pikë të palëvizshme referimi për deputetet, të gjitha nivelet drejtuese në funskion të jetësimit të bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm. Për elementet e marrëveshjes do ta detajojë kryetari i grupit, sëbashku me sekretarin e përgjithshëm për një punë cilësore të bërë në bashkëpunim me ekspertë për ta hartuar këtë dekument Ne të vazhdojmë ti mbetemi besnik asaj që besoj që të gjithë së bashku mësuam nga leximi i zgjedhjeve të 25 qershorit. Nevojës për t’u bërë më të mirë dhe për të qeverisur shumë më mirë, nisur nga fakti se shqiptarët na votuan për atë që ne mund të bëjmë dhe jo për çka bëmë në 4 vitet e para. Është një pikënisje që do të jetë piknisja e cdo ditë, duke bërë më shumë”, tha Rama.



