
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga rojen e teatrit “Skampa”, në lidhje me vjedhjene e kasafortës një ditë më parë në këtë institucion.
Sokrat Thano, 48 vjeç banues në Elbasan ishte i punësuar pranë një firme private dhe ka qenë me shërbim roje objekti pranë teatrit “Skampa”.
Në kasafortën e këtij institucioni u vodh një shumë prej 4500 eurosh, të cilat financierja deklaroi se ishin të sajat, por i kishte lënë për ruajtje në zyrë.
Sipas policisë, dyshohet se roja nuk i ka përmbushur detyrat e tij funksionale duke neglizhuar në kryerjen e kësaj detyre.



