
Një ditë pas vendimit të qeverise për futjen në skemën e taksimit të apartamenteve apo dhomave me qira që ofrohen nëpërmjet platformave online AirBnB MCN ka mësuar se janë 30.000 njësi do të përfshihen në këtë skemë. Edhe pse metodologjia e taksimit nuk është bërë publike, tarifa pritet të jetë në vlerën 15 % ose në të kundërt këto njësi mund të zgjedhin të regjistrohen si struktura akomoduese dhe të paguajvë vetëm 6% të tatimit mbi vlerën e shtuar.



