Kriza politike në Malin e Zi, Draga: Zgjedhjet presidenciale janë testi i parë! Sipas sondazheve shumica aktuale dominon ndaj opozitës

Kriza politike në Malin e Zi, Draga: Zgjedhjet presidenciale janë testi i parë! Sipas sondazheve shumica aktuale dominon ndaj opozitës

Analisti Nail Draga deklaroi përmes një lidhje “Skype" me studion e lajmeve të MCN Tv se zgjedhjet presidenciale që priten të mbahen në 19 mars në Malin e zi do të shërbejnë si test për ato parlamentaret.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Draga theksoi se situata politike në vendin fqinj s’ka qenë asnjëherë kaq e komplikuar sa tani.

Më tej, Draga tha se sipas sondazheve të kryera në dy javët shumica aktuale dominon ndaj opozitës.

Skena politike në Mal të Zi është në një situatë të pavolitshme, në zgjedhjet parlamentare të 2020 krahu pro-perëndimor humbi zgjedhjet dhe fitoi krahu pro-rus. Zgjedhjet presidenciale janë si test për zgjedhjet parlamentare. Situata në Mal të Zi asnjëherë s’ka qenë e kaq e komplikuar sa tash. Qytetarët duhet të mbështetin kursin pro-perëndimor.

Janë gjasat që të avancohet, por ekziston një problem. Shumica aktuale ka 41 deputetë, duhet të ekzistojë një kompromis për të shpallur zgjedhjet e ardhshme. Opozita në Mal Të Zi nuk ka mekanizma për të shpërndarë parlamentin. Duhet të ketë një kompromis.

Në Mal të Zi janë bërë disa sondazhe dhe para dy javësh, del që shumica aktuale dominon ndaj opozitës. Do të ishte mrekulli të ndryshojë kjo strukturë. Por, nuk përjashtohet asgjë. Skena politike në Mal të Zi është polarizuese dhe është e veçantë me zgjedhjet e mëhershme. Duke marrë parasysh, pushtimin e Ukrainës, qasjen e partive pro-serbe, qëndrimin e kishës, situata bëhet më e vështirë. Testi i parë janë zgjedhjet presidenciale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy