Meta sulm frontal Ramës: Timonier i lodhur. Mban në punë shushunjat e koncesioneve

Meta sulm frontal Ramës: Timonier i lodhur. Mban në punë shushunjat e koncesioneve

Ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta sulmoi ashpër ditën e sotme nga Lushnja kryeministrin Rama. Sipas tij, Rama është një timonier i lodhur, që e ka mendjen te karrigia e tij dhe populli ndërkohë largohet.

“Timonieri i lodhur e ka mendjen vetëm te karrigia e tij, ndërkohë populli largohet. Kjo është arroganca e tij. Erdhi fundi i kapitenit të kanabisit, që shantazhin njerëzit për votë për të mbajtur në punë shushunjat e koncesioneve”, tha Meta.

Meta ka lëshuar një lumë akuzash ndaj qeverisë Rama, duke i quajtur shushunja të gjitha ata që kanë nisur presione mbi administratën dhe drejtorët e LSI-së.

“I bëj thirrje 600 mijë të rinjve dhe të reja që të mos shkojnë nga mendja që të largohen nga vendi më i bukur në botë, por jo vetëm të rikonfirmojnë votën dhe vendosmërinë  për LSI-në forcën e parë forcën e paparë si dhe të kërkojnë votën e gjyshërve.

1 milionë shuplaka duhen kundër oligarkisë.  Nuk mund të bëjnë shtet ata që e çuan Shqipërinë në vendin e dytë për drogën, nuk mund të bëjnë shtet ata që forcën e tregojnë me numra dhe i janë nënshtruar interesave të disa oligarkëve. Ministrit të bujqësisë i linin fondet skandaloze dhe fondet i çonin për palmat dhe kullat", tha Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy