Trenova: Nxjerrja e deklarimeve të të penduarit të drejtësisë, rrezikon njerëzit që përmenden (VIDEO)

Trenova: Nxjerrja e deklarimeve të të penduarit të drejtësisë, rrezikon njerëzit që përmenden (VIDEO)

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Gentian Trenova thotë se nxjerrja e shpejtë në media e deklarimeve të të penduarit të drejtësisë Artan Tafani për planet për të vrarë dy prokurore nga banda e Laert Haxhiut, mund të vendosë në rrezik njerëzit që përmenden në deklarime, duke i ekspozuar ndaj kriminelëve.

Nga studio e MCN Live, Trenova deklaroi se lëvizja e institucioneve duke marrë në mbrojtje prokuroren e SPAK, Doloreza Musabelliu dhe ish-prokuroren e Lushnjës, Merita Selimi, e cilëson të arsyeshme.

Kjo ngjarje nuk është vetëm kaq, kjo është një klimë e përgjithshme ndër vite e një lufte sistematike që ka pësuar sistemi gjyqësor nga politika se sa nga kriminelët e rrugës, se në mënyrë të vazhdueshme politika është munduar të denigrojë sistemin e drejtësisë.

Arben Ahmetaj dhe Saimir Tahiri kanë bërë flamurtarin e reformës në drejtësi më shumë nga të gjithë, ndërkohë që përfunduan vetë.

Ata që bërtasin më shumë për reformën në drejtësi, duhet të përfundojnë të parët në ndjekje penale, ky sulm ndaj drejtësisë me listat e vetingut dhe përzgjedhjen selektive të gjyqtarëve, bën që magjistratët të mos mbrohen dot.

Kjo ngjarje është një gjë e vogël krahasuar me sulmin që i është bërë ndër vite sistemit të drejtësisë.

Ndër të tjera Trenova tha se dalja e të dhënave tregon mungesë aftësie të organeve të hetimit që nuk arrijnë dot të ruajnë sekretet hetimore dhe të bëjnë në kohë veprimet e duhura profesionale për të verifikuar në kohë vërtetësinë e deklarimeve.

Në këto raste është shumë e rëndësishme që të verifikohet saktësia e thënieve të të penduarit, për aq sa është e mundur.

Ka pasur raste që një person që ka kryer një vrasje, merrte pagesë për të kryer një vrasje tjetër, pasi dënimi njëlloj është.

Kur shkon një çështje, edhe superkriminel të jetë, gjyqtari sheh procedurën. Në Shqipëri ekziston rreziku për procese fiktive.

Artan Tafani, pjesë e bandës së Laert Haxhiut ka deklaruar se po thurej plani për “të hequr qafe” Doloreza Musabelliun si dhe avokatin e Lushnjës Adriatik Doga dhe prokuroren Merita Selimi.

Selimi ishte prokurorja që hetoi Laert Haxhiun, Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin për masakrën e vitit 2017 në Lushnjë, ku mbeti i vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Bujar Turku dhe Marjus Xhepexhiu.

Pas dy viteve hetime, Selimi shpalli moskompetencën duke sjellë dosjen ndaj tre të pandehurve në SPAK.

Çështjen e mori Doloreza Musabelli, prokurore në SPAK, ku aktualisht ka dënuar me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, ndërsa ka ende në fazë gjykimi Laert Haxhiun.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy