Berisha: Rama asgjësoi sot parlamentin, mandati i tij qëndron fund e krye mbi krimin. Duhet të kalojmë në veprime

Berisha: Rama asgjësoi sot parlamentin, mandati i tij qëndron fund e krye mbi krimin. Duhet të kalojmë në veprime

Kryedemokrati Sali Berisha mblodhi grupin parlamentar në përfundim të seancës së sotme parlamentare, e zgjatur vetëm pak minuta, ku akuzoi Kryeministrin Edi Rama për asgjësim të parlamentit.

Ai deklaroi se sipas një skenari të parapërgatitur, që e lajmëroi vetë, parlamenti shqiptar u asgjësua në momentin e tij më solemn dhe më të rëndësishëm të transparencës.

Berisha tha se Edi Rama pushkatoi Kushtetutën sot, njëlloj si në diktaturë. 

Ai ftoi deputetët opozitarë që të kalohet në veprime konkrete.

Ka ndodhur që kjo organizatë kriminale që drejtohet nga Edi Rama të kalojë ligje për 5 minuta, por nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë dhe në asnjë vend, që një program qeverie, një kabinet të kalojë brenda 5 minutave siç u veprua sot. 

Ky është një akt brutal dhune publike ndaj qytetarëve shqiptarë të çdo spektri që ka marrë pjesë në votim. 

Ky është një akt brutal dhune ndaj opozitës dhe popullit opozitar, me të cilin Edi Rama, i cili kujtonte Fahri Balliun, Klevisit, për betejat e tij kundër nenit të agjitacionit dhe propagandës, Edi Rama një bastard i xhelatit të diktaturës që ka firmosur varjen në litar dhe ekzekutimin e njerëzve të pafajshëm, sot me një skenar të parapërgatitur ekzekutoi parlamentin, parlamentarizmin, opozitën në parlament dhe vendosi kështu rekordin më kulmor të dhunës dhe poshtërimit ndaj institucionit të parlamentit, ndaj Kushtetutës në radhë të parë, ndaj institucionit kryesor të vendit, parlamentit, dhe ndaj opozitës. 

Natyrisht ky zhvillim dramatik meriton dhe duhet të marrë përgjigjen më të fortë dhe më të fuqishme. Jo në fjalë, fjalët nuk kanë aspak vlerë, por në veprime, në veprime, në veprime. Me aktin e tij, ai faktikisht shkelmoi, shumëzoi me zero, asgjësoi vullnetin e të gjithë shqiptarëve që morën pjesë në votim. Përfaqësuesve të atyre që votuan kundër Edi Ramës. Republikës parlamentare. 

Kushtetutës së kësaj republike. Shpalli luftë të hapur, me një skenar të përgatitur, bashkë me kreun e parlamentit, që është një individ skllav i krimit dhe korrupsionit të vet dhe që tregoi se është i aftë të zbatojë çdo skenar të gatshëm që vjen nga Edi Rama dhe banda e tij. I damkosur, sepse ky mandat qëndron mbi krimin, ky mandat qëndron fund e krye mbi krimin dhe kjo është bërë e qartë... 

Ky mandat qëndron mbi korrupsionin, mbi drogën, mbi dhunimin e Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. I vetëdijshëm për këtë, i vetëdijshëm që nuk ka asnjë legjitimitet në mandatin që ka marrë, atëherë atij i duhen akte brutale ekstreme për të mbijetuar në krye të narkoshtetit të tij.

Edi Rama ka paraqitur një program mashtrim fund e krye dhe e di që opozita këtë program do t’u faktonte shqiptarëve se ky është vetëm mashtrimi i radhës dhe asgjë tjetër. Do u dëshmonte shqiptarëve se siç ka vjedhur shuma përrallore në 64 miliardë euro të 12 viteve që ka administruar, vjedhjet në këtë mandat do jenë shumë të mëdha. 

Do u dëshmonte shqiptarëve se ata që kanë ardhur, ata janë ndër më të përsosurit në hajdutëri, në vjedhje. Pra, ai faqezi sterrë, qoftë me ekipin e tij, qoftë me bëmat e tij, zgjodhi asgjësimin e parlamentit në momentin më kyç. 

Ndaj dhe ne, të cilët shkuam në parlament me vendosmërinë më të madhe për të bërë transparencën e plotë para qytetarëve shqiptarë, të këtij ekipi hajdutësh, kriminelësh që kanë vjedhur me dhjetëra e qindra milionë euro taksapaguesve, bashkëpunëtorëve në krimet më të shëmtuara me organizatat kriminale, për të paraqitur alternativën tonë natyrisht kundërkrimit të organizuar, kundër këtyre kriminelëve në pushtet, për të zbërthyer të gjitha mashtrimet e tyre në programin e rreckosur, por këto ata do i shkrinin para shqiptarëve dhe do dilnin siç janë. 

Dhe zgjodhën një skenar, që vetëm mendja më e zezë, më e errët mund ta përfytyronte, mund ta imagjinonte. Edi Rama tregoi se, këtu është problemi, në një diktaturë totalitare në vitin 1946, Enver Hoxha i mori dhe i pushkatoi ata deputetët e opozitës, kurse ky faktikisht pushkatoi parlamentin sot. Ky pushkatoi Kushtetutën sot. 

Ky njeri që u kthye nga Brukseli, të krijon përshtypjen se atë hapjen e kapitujve e konsideroi si një licencë për të asgjësuar parlamentin. Asnjë diktator i diktaturave totalitare, asnjë diktator i diktaturave autoritare nuk ka bërë një akt të tillë. Kurrë!

Ndaj të nderuar deputetë, ne duhet të kalojmë në veprime, veprime dhe vetëm veprime.

Ai nuk humbi kohë ndaj nesh, ai tregoi fytyrën e tij, ne do tregojmë betejën tonë për të drejtën, për Kushtetutën, për parlamentin, për qytetarin.

Kjo mbledhje sigurisht që është emergjente, e jashtëzakonshme sepse situata është e jashtëzakonshme.

Asnjëri nga ne, asnjë shqiptar nuk do përfytyronte se ky bastard i xhelatëve komunistë, mund të sillej ndaj Kushtetutës dhe parlamentit në këtë mënyrë.

Kështu që unë u ftoj ju të diskutojmë, të vendosim bashkërisht për përgjigjen që do t’i japim këtij akti të pashembullt.

Këtij akti që tejkalon edhe imagjinatën më të sëmurë, përveç imagjinatës së tij, i cili këtë e kishte të përgatitur, sepse e paralajmëroi disa herë që do votojmë po nuk dëgjuat Diellën.

Këtu kemi të bëjmë me një kompleks, me një konglomerat. Në bashkëfajësi të plotë me të është Presidenti i Republikës që i dha levën për këtë qëllim. Droga është kryefjala e këtij regjimi në çdo anë, por ne duhet të marrim vendimet tona.

Ne jemi para një fakti të paprecedent dhe ne duhet t’i përgjigjemi me çdo kusht në mënyrën më të fuqishme, me veprime, këtij akti të sotëm. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy