
Kërkesa për tu hetuar në gjendje të lirë e noteres Rezarta Koçi, është refuzuar nga Gjykata e Apelit Tiranë.
Gjykata la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Koçin, e cila ndodhet pas hekurave për përvetësim të qindra mijëra eurove me anë të mashtrimit.
Noterja Rezarta Koçi, akuzohet për e veprës penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim detyre”.
Ndaj 40-vjeçares janë bërë disa denoncime për përvetësim të parave, të cilët klientët i paguanin për blerjen e banesave të ndryshme.
Por në vend të kalimit të parave në destinacion, noterja e kalonte shumën përmes transaksionit bankar në llogarinë e saj.



