Lufta në Ukrainë, Elon Musk mohon të ketë folur me Putinin

Lufta në Ukrainë, Elon Musk mohon të ketë folur me Putinin

Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, ka hedhur poshtë pretendimet se ka folur me presidentin rus, Vladimir Putin përpara se të postonte në Twitter “planin e tij të paqes” Ukrainë-Rusi.

Javën e kaluar, Musk ndau atë që ai besonte se do të ishte rezultati i mundshëm i luftës në Ukrainë.

"Kam folur me Putinin vetëm një herë dhe kjo ishte rreth 18 muaj më parë. Tema ishte hapësira," shkroi Musk në Twitter.

Javën e kaluar, CEO i Tesla-s u kërkoi 107.7 milionë ndjekësve të tij të votonin për mënyrat për të zgjidhur luftën në Ukrainë.

Sugjerimet përfshinin një propozim për të mbajtur votime në pjesë të Ukrainës të pushtuara nga Rusia që Kremlini thotë se i ka aneksuar. Komentet e tij u mirëpritën nga Moska.

Presidenti Putin ka shpallur tashmë katër rajone të Ukrainës si pjesë të Rusisë, pas të ashtuquajturave referendume të denoncuara si mashtruese nga Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë. Rusia nuk kontrollon plotësisht asnjë nga katër rajonet.

Musk sugjeroi gjithashtu se bota duhet "formalisht" të njohë Krimenë, e aneksuar ilegalisht nga Moska në 2014, si pjesë e Rusisë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy