Gruaja e Michael Schumacher nxjerr në shitje rezidencën luksoze në Zvicër

Gruaja e Michael Schumacher nxjerr në shitje rezidencën luksoze në Zvicër

Corinna Schumacher, gruaja e legjendës së Formula 1, Michael, thuhet se ka nxjerrë në shitje shtëpinë e tyre në Zvicër.

Shtëpia me 20,000 metra katrorë ndodhet pranë liqenit të Gjenevës dhe kap një vlerë prej 6.4 milionë paund, dyfishi i shifrës së blerë nga Schumachers në vitin 2002.

Corinna është zhvendosur, ndërsa burri i saj vazhdon të trajtohet për dëmtimin e trurit që pësoi në një aksident në ski 8 vite më parë.

Rezidenca e madhe është në brigjet e liqenit të Gjenevës

Tani e vendosur në një rezidencë prej 27 milionë paund në Majorca, në pronësi të dikurshme të presidentit të Real Madrid Florentino Perez, ajo ka nxjerrë shtëpinë zvicerane në shitje.

Siç raportohet nga revista gjermane Bunte , shtëpia është përshkruar si "një pronë e jashtëzakonshme në një vend të qetë dhe të mbrojtur".

Corrina thuhet se i ka mbajtur kuajt e saj në vendet e gjera

Lajmet për ikonën gjermane janë të pakta, por Jean Todt - i cili menaxhoi Schumacher gjatë kohës së tij në Ferrari - foli për të në dhjetor të vitit të kaluar.

"Unë e pashë Michael javën e kaluar. Ai po lufton," tha Todt, i cili tani është president i FIA.

"Por ai ka një grua të mahnitshme pranë tij, ai ka fëmijët e tij, infermierët e tij, dhe ne vetëm mund t'i urojmë më të mirën dhe gjithashtu t'i urojmë familjes edhe më të mirën. Ajo çfarë mund të bëj është të jem afër tyre. Ai është trajtuar në mënyrë që të mund të kthehet në një jetë më normale", u shpreh Todt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy