Gjendje e jashtëzakonshme në Peru, kriminaliteti jashtë kontrolli, ushtria në rrugë

Gjendje e jashtëzakonshme në Peru, kriminaliteti jashtë kontrolli, ushtria në rrugë

Peruja ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kryeqytet, ndërsa një valë dhune dhe kriminaliteti ka përfshirë vendin.

Presidentja Dina Boluarte ka dhënë urdhër që ushtria të dalë në rrugët e Limës për 30 ditë deri në vendosjen e rendit.

Sipas medieve vendase, grupet kriminale janë fuqizuar shumë dhe vendosin gjoba ndaj bizneseve vendase, marrin peng persona të ndryshëm dhe lufta mes bandave ka shkaktuar shumë viktima civile.

Ngjarja që çoi në revoltë publike ndaj bandave ka të bëjë me vrasjen e një këngëtari të njohur në vend, Paul Flores.

Një bandë lokale ndaloi autobusin për të vjedhur pasagjerët, ndërsa mbeti i vrarë këngëtari i dashur për publikun.

Më pas, brenda së njëjtës ditë, një shpërthim në një restorant të njohur në Lima la 11 persona të plagosur.

‘Ka rritje të veprave penale në Peru gjatë tremujorit të parë të vitit 2025. 459 vrasje janë shënuar nga 1 janari deri më 16 mars dhe 1,909 raportime për vjedhje vetëm gjatë janarit.

Një pjesë e opozitës në vend kërkon rikthimin e dënimit me vdekje për shumë krerë bandash dhe persona me rrezikshmëri të lartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy