
“Ndërmarrja më e madhe në historinë e rojës bregdetare” e cilësojnë mediat greke operacionin për kapjen e gomones me 2 ton drogë në ishullin Gea.
Sipas medias greke “Zougla”, operacioni ka përfundura me sekuestrimin e lëndës dhe arrestimin e gjashtë personave, katër shqiptarë dhe dy italianë.
Në operacionin e policisë greke janë përfshirë roja bregdetare, helikopterë nga ajri, snajpera dhe zhytës.
Raportimet për sasinë e drogës janë ende të paqarta, pasi pritet deklarata zyrtare e policisë.



