Gripi i pulave/ Laçi: Të konsiderohet mundësia e vaksinimit për t’i mbrojtur bizneset (VIDEO)

Gripi i pulave/ Laçi: Të konsiderohet mundësia e vaksinimit për t’i mbrojtur bizneset (VIDEO)

Pedagogu Dritan Laçi analizoi në MCN Live situatën me gripin e pulave dhe mënyrën e menaxhimit të saj. Laçi theksoi se në Shqipëri duhet të konsiderohet mundësia e vaksinimit për t’i mbrojtur bizneset.

Ai u shpreh se do të konsumojë mish pule në drekë, duke shtuar se kompanitë e prekura nuk kanë pasur penalitete dhe vërejtje sa i takon masave të biosigurisë.

Ka vend për përmirësime në menaxhim. Duhet t’u referohemi teknikave të shpejta. Teknikave molikulare që e identifikojnë brenda një periudhe 24-orëshe. Ka ikur koha e teknikave standarde që kërkojnë ditë për të dalë në konkluzione. Industria e pularisë është më e konsoliduara në vend. Stabilimentet në Shqipëri janë lehtësisht të krahasueshme me ato të BE-së. Masat e biosigurisë zbatohen. Por kjo nuk është 100 për qind absolute. Dua të theksoj që është një dëm shumë i konsiderueshëm. Ajo që konsumatorët duhet ta kenë të qartë, ky virus është për shpendët. Dimë që shumë punëtorë kanë operuar me shpendë të infektuar, dhe përjashtuar disa raste specifike në Rusi, në asnjë rast tjetër s’është vërtetuar shkencërisht që transmetohet te njerëzit. Për t’i vënë pikën, unë sot në drekë do konsumoj mish pule. Në Shqipëri u bë një muaj e gjysmë, të dalë dikush… Nga informacionet që kam s’di që kompanitë që kanë pasur dëme, të kenë patur penalitete apo vërejtje sa i takon masave të biosigurisë më përpara. Pjesa e hetimeve është e mbyllur. Pjesa shkresore të paktën është në rregull”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy