Moti i keq/ Vijojnë reshjet në Tropojë, MIE: Regjistrohen dëme të mëdha!

Moti i keq/ Vijojnë reshjet në Tropojë, MIE: Regjistrohen dëme të mëdha!

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se në zonën e Tropojës vijojnë të bien reshje shiu me itensitet të lartë, ndërsa janë regjistruar edhe probleme të mëdha. Të gjitha akset e rajonit verior janë të qarkullueshme, ndërsa i vetmi aks ku për arsye sigurie është bllokuar qarkullimi i mjete të rënda është aksi Bajram Curri – Kam. Në këtë aks vazhdon qarkullimi i mjeteve të vogla vetura dhe furgona. Nuk lejohet kalimi i mjeteve të rënda pasi ka dëmtime të asfaltit.

Pritet pushimi i reshjeve për të ndërhyrë me mbushjet atje ku ka dëmtime. Edhe në Qafë Mali – Fierzë po punohet me 3 fadroma dhe një eskavator për përmirësimin e situatës pasi vijojnë reshjet. Ka probleme të vogla në akset e qarkut Kukës si në Kukës – Krumë, Kukës – Bushtricë, Kukës – Shishtavec me rrëshqitje aluvionesh, por pa problem për qarkullimin rrugor.

Në të gjithë akset e tjerë të rajonit brigadat e mirëmbajtjes janë në terren duke bërë pastrime nga rënia e aluvioneve në rrugë.

Rajoni qendror:

Ora 20:00; Aktualisht në rajonin qendror nuk ka prezencë të reshjeve të shiut. Qarkullimi i mjeteve është i vazhdueshëm në çdo aks. Kontraktorët janë në gatishmëri për çdo rast.

Rajoni jugor:

Ora 20:00; Në rajonin jugor moti drejt përmirësimit. Nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. Kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo përkeqësimi të mundshëm të situates.

OSHEE

• Aktualisht janë 14 fidera jashtë pune. 96% e avarive në zona rurale, malore.

• Jashtë pune janë 2 Nst Gropaj (Kukës) dhe Hysgjokaj (Berat). Po punohet nga grupet e Tensionit të Lartë.

• Situata paraqitet e përmirësuar në masën 80%, krahasuar me gjendjen kritike të paradite

• Po punohet në fiderat e zonave Lushnje, Fier dhe Përmet, kurse në pjesë të tjera kanë defekte në sektorin TU (tensioni i Mesëm)

• Të gjithë linjat që furnizojnë me energji elektrike hidrovorët dhe institucionet e rëndësisë së veçantë janë në funksionim.

• Të gjitha linjat e tensionit 35kV punojnë në kapacitet të plotë.

Portet detare:

Për arsye të mbylljes së Portit të Barit në Itali, tragetet e linjës Durrës-Bari dhe kthim, do të nisën në orën 07:00 të mëngjesit të datës 18 Shtator dhe jo në orarin e parashikuar 23:00 të mbrëmjës së sotme. Pasagjerët janë njoftuar dhe do mund të akomodohen të gjithë me dhoma në traget.

Situata në portet e Sarandës dhe Shëngjinit është normale.

Në Portin Vlorë do të vazhdojë të qëndrojë në fuqi ndalimi i lundrimit për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese deri në një njoftim të dytë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy