Gjatë kësaj periudhe zjarret janë përfshirë shumë nga territoret e vendit tonë, por gjatë ditës së sotme është rrezikuar një nga zonat më të bukura turistike.
Mësohet se zjarri ka përfshirë zonën e Syrit të Kaltër, e cila është nga më të frekuentuarat nga turistët sidomos në këtë periudhë të vitit. Në vendngjarje për të shuar zjarrin tashmë po punojnë helikopterët VIVA.



