Atentati në Rinas/ Dyrnjaja: Emergjencë ndarja e shtetit nga krimi. Ministrja “out”, SPAK-u ta nisë nga kupola e Policisë (VIDEO)

Atentati në Rinas/ Dyrnjaja: Emergjencë ndarja e shtetit nga krimi. Ministrja “out”, SPAK-u ta nisë nga kupola e Policisë (VIDEO)

Analisti Denis Dyrnjaja duke folur në Mcn Live mbi atentatin me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, theksoi se është emergjencë ndarja njëherë e përgjithmonë e shtetit nga krimi. 

 

Dyrnjaja tha se policia punon me dy bordero, borderonë e shtetit dhe borderonë e krimit. Analisti tha ndër të tjera se ministrja Albana Koçiu është “out” në raport me situatën dhe duhet të nisë një spastrim total, pasi nuk e ka në kontroll vet kabinetin që drejton. 

 

Ndër të tjera i ai u shpreh se kryeministri s’mund të takohet më rastësisht me njerëz që i përkasin edhe botës publike dhe botës kriminale.

 

Dyrnjaja vuri po ashtu në dukje se nëse SPAK-u do seriozisht të luftojë krimin duhet ta nisë nga kupola e Policisë së Shtetit.

 

“Nuk do doja sot të isha në rolin e ministres së Punëve të Brendshme, sidomos pas një koiçidencë sa cinike dhe ironike, kur ajo po raportonte në Komisionin e Sigurisë. Nuk është thjesht një numër matematikor vrasja e një personi, apo jeta e një personi. Mund të jetë vetëm një vrasje por mënyra si ndodh, vendi ku kryhet, pasojat që ndjell apo sjell, janë më të rënda se ndoshta 100 ngjarje të tjera kriminale. 

 

Do doja t’i dilja në krah ministres, por s’më lejon fakti. Në zonën më strategjike që ka sot Shqipëria, aeroportin e vetëm ndërkombëtar, aty ka anti-terror, agjent të SHISH, ndodh kjo lloj sfide në një mënyrë, unë do të thoja që vet policia se në ushtrimin e tyre të veprimit s’e realizon dot këtë ndërhyrje në një akt supozues. Kur kryeministri dele edhe thotë publikisht le të hanë kokat me njëri-tjetrin, e gjithë gjëja kalon në statistikë, dhe policia s’është në territor për të parandaluar. 

 

Një njeri që mendon të bëjë një krim vetëm aeroportin do ta përjashtonte. Katër automatikë janë gjetur në makinën e djegur, kjo tregon që grupi ka qenë i strukturuar mirë, janë siguruar mirë që shënjestra mos shpëtojë. Makina ikën nga vendngjarja dhe s’kapet nga asnjë postbllok. Ndërkohë që ndodh kjo ministrja thotë që jemi të garantuar për sigurinë publike. Unë e kuptoj që ministrja ka dy muaj në detyrë, dhe këtë situacion e merr peshqesh nga paraardhësit, pasi policia s’dihet ku ndahet me botën kriminale. 

 

Nuk është rasti i parë që persona që janë pjesë të strukturës së policisë angazhohen në botën kriminale. Gota është derdhur, sepse policia është në dy bordero, në atë të shtetit dhe të krimit. Sado e vogël të jetë kjo masë përfshirje e bën pis të gjithë strukturën e policisë dhe demotivon një polic të ndershëm. Vetingu në polici s’ndodhi, sepse u kuptua që po të bëhej vetingu real do të binte gjithë kupola e Policisë së Shtetit. Policët janë me vila 2-3 katëshe dhe qarkullojnë me ‘Range Rover’-a. 

 

Nuk janë policë dosido, janë të strukturave operacionale, dhe këta informojnë grupet kriminale dhe çdo gjë është e kompromentuar, edhe jeta e kolegut polic është në rrezik. Ministrja është ‘out’ në raport me situatën dhe ministrja së pari duhet të bëjë një operacion spastrimi total. Së pari ministrja duhet të marrë në kontroll ministrinë që ka, sepse s’e ka në kontroll. Në ministri ka klane, në Policinë e Shtetit ka klane. Unë e di që s’e bën dot, por këtë përgjegjësi ia dha kryeministri dhe duhet t’i dalë për zot përgjegjësisë që ka marrë. 

 

Nuk mund të veprojë drejtuesi i Policisë dhe ministrja në dy linja të ndryshme. Ministri imponon frymë, politikë dhe qëndrim institucional dhe që ta bëjë këtë ka nevojë për një strategji të ndryshme nga çfarë ka ndodhur deri më sot. Bastet e paligjshme financojnë krimin, financojnë atentatet. Ne s’e dimë ku mbaron policia dhe ku fillon krimi. I kemi bashkë. Jemi përpara një emergjence, ku shteti duhet të ndahet njëherë e përgjithmonë nga krimi. 

 

Kryeministri s’mund të takohet më rastësisht me njerëz që i përkasin edhe botës publike dhe botës kriminale, i di shumë mirë kryeministri kush janë. Mënyra si e kanë trajtuar vendngjarjen dje, tregon që kjo është polici e papërgatitur, ata prishin edhe provat e krimit, po të shohësh godasin me levë makinën, kjo është një mënyrë tërësisht amatore. Këtë sfidë s’e zgjodhi Albana Koçiu, e zgjodhi Rama që e vendosi aty. Përballë ‘po’-së duhet të ndërmarrësh disa veprime. Ata që janë aty janë myk të gjithë. 

 

Ndoshta ministrja duhet të kërkojë edhe ndihmën e Prokurorisë, të ngrihet një Task-Forcë për pjesën e Vetingut. SPAK-u nëse do të ketë rezultate konkrete për goditjen energjike për goditjen e krimit të organizuar, duhet të fillojë nga kupola e policisë, drejtorët, shefat e komisariateve dhe shefat e krimeve. Po të hetohen ata do dalin thagma. Qytetarët shqiptarë janë të pasigurt, i shpëton vetëm fati. 

 

Dje kanë shpëtuar dhjetëra njerëz. Nuk flasin sepse janë pis, sepse janë njerëz të angazhuar për të marrë vota në favor të PS. Prandaj opozita ka një të drejtë, që këtu zgjedhjet janë diktuar nga njerëz të grupeve kriminale. Prandaj jo vetëm Policia, por edhe politika asociohet shpesh me krimin. Nuk është më çështja e Albana Koçiut, është çështje e Edi Ramës. Ajo është një ministre e ikur, që kur e kanë vënë, sepse nuk e përballon dot”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy