Koronavirusi/ Franca fut në karantinë të ardhurit nga Italia

Koronavirusi/ Franca fut në karantinë të ardhurit nga Italia

Qeveria franceze është e para në Evropë që reagon ndaj urgjencës shëndetësore të shpallur në Itali. "Ata që po kthehen nga Veneto dhe Lombardia do të duhet të kufizojnë sa më shumë kontaktet e tyre, të shmangin daljet në vendet publike nëse nuk janë të domosdoshme dhe të ndjekin udhëzimet" thuhet në faqen e internetit të qeverisë franceze, e cila do të marrë të njëjtat masa për njerëzit nga Italia veriore si për ata që vijnë nga Kina, Singapori dhe Koreja e Jugut.

Mesazhi dërguar zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit dhe familjeve me fëmijë në shkollë: "Kushdo që ka qëndruar në Lombardi dhe Veneto duhet të qëndrojë në shtëpi në karantinë për 14 ditë dhe të mos shkojë në institucione përgjatë kësaj periudhe".

Karantina e detyrueshme është e vlefshme nga kopshti në universitet, dhe ka të ngjarë të zbatohet për shumë italianë të regjistruar në sistemin francez. Rekomandimi më i përgjithshëm i një karantine vullnetare, megjithatë, vlen për turistët francezë që frekuentojnë Venecian ose profesionistët që kanë qenë në Milano për punë. Qeveria rekomandon që ata që kthehen nga Lombardia dhe Veneto të mos shkojnë në kinema, restorante, në ndonjë vend të mbushur me njerëz, qoftë edhe me maskë.

Masat e vendosura nga qeveria franceze në orët e fundit ka të ngjarë të kenë një ndikim edhe në marrëdhëniet e vendeve sipas “La Repubblica” ndërsa samiti dypalësh midis Emmanuel Macron dhe Giuseppe Conte pritet brenda disa ditësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy