Regjistrimi dixhital i pronave, BE i jep Shqipërisë 5.7 mln euro

Regjistrimi dixhital i pronave, BE i jep Shqipërisë 5.7 mln euro

Një fond prej 5.7 milionë euro është dhënë nga Bashkimi Europian për Shqipërinë, si një ndihmë për regjistrimin dixhital të pronave. Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca nëpërmjet një postimi në rrjet sociale shkruan se në vendin tonë do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës .

Falë ndihmës nga BE , Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës. Me 5.7 milionë €, Programi “BE for Property Rights” do të përmirësojë sigurinë ligjore dhe do të promovojë më shumë investime të huaja. Kjo është një reformë vendimtare për njerëzit dhe për integrimin e Shqipërisë”, shkruan Soreca.

Lidhur me këtë ndihmë nga BE, ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Ajo është shprehur se zgjidhja e të drejtave të pronësisë do të hedhë themelet për një zhvillim më të madh, investime dhe barazi mundësish.

Pajtohem plotësisht. Zgjidhja e të drejtave të pronësisë do të hedhë themelet për një zhvillim më të madh, investime dhe barazi mundësish. Është e domosdoshme”, shkruan Yuri Kim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy