
Përshkallëzimi i konfliktit në Siri ka bërë që dhjetëra mijëra civilë të ikin nga zonat luftarake. Në një shënim nga UNHCR, agjensia e OKB-së për refugjatët, kërkon nga palët që të respektojnë ligjin ndërkombëtar humanitar.
"Civilët dhe infrastruktura civile nuk duhet të jenë një objektiv", rekomandon Filippo Grandi, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët.
Sipas Vëzhguesit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut në Siri, rreth 60 000 sirianë janë zhvendosur dhe kanë ikur nga zonat e ofensivës turke në verilindje të Sirisë në 36 orët e fundit, veçanërisht nga zonat e Darbasiye dhe Ras al Ayn.



