
FBI ka paralajmëruar se Lojërat Olimpike të Tokios mund të kërcënohen nga sulmet kibernetike.
Fox News shkruan se në një paralajmërim dërguar ekspertëve që merren me sigurinë kibernetike krerët e zyrës hetimore kanë theksuar se Lojërat Olimpike u krijojnë mundësinë aktorëve të sponsorizuar nga disa shtete të kryejnë sulme të tilla duke shtuar konfuzionin dhe propagandën.
Për momentin nuk ka të dhëna për asnjë kërcënim konkret, por hakerat mund të synojnë të sulmojnë kryesisht media, hotele apo mjete transporti.



