Bumçi: Plagosja në Kavajë ishte politike, PS po blen votat me legalizimet (VIDEO)

Bumçi: Plagosja në Kavajë ishte politike, PS po blen votat me legalizimet (VIDEO)

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Kavajë, Aldo Bumçi, thotë se plagosja e djeshme e sekretarit të PD-së në këtë qytet është ngjarje me motive politike. Sipas Bumçit, i cili foli në studion e MCNTV, autori është me mbështetje të PS dhe këtë e vërteton fotoja që PS ka publikuar.

Ngjarja është në dritën e diellit. Në shtabin elektoral të Partisë Demokratike është qëlluar me armë një nga aktivistët e Partisë Demokratike. Personi që e ka bërë këtë duket në foton e bërë publike nga PD ku duket me kryetarin e bashkisë, me kryetarin e partisë socialiste, me shefin e policisë, që ka qenë në vendin e ngjarjes çfarë prove tjetër doni ju?

Ngjarja është vetëm për motive politike. Pse ndodhin këto në Kavajë? Përse kandidojnë persona me të shkuar kriminale në Kavajë?”-deklaroi Bumçi.

Më tej kandidati për deputet i PD-së foli për patronazhistët, të cilët i mohoi të ishin në partinë ku ai bën pjesë.

Kjo tregon shumë për këto zgjedhje që janë kriminale. Artan Lame thotë se kam biseduar me kryeministrin për legalizimet. A është e drejtë që të jepen dekomenta për të marrë votën? Pastaj Lame thotë do i gris dokumentat dhe do i anulojmë legalizimet. Ai tha do bëjmë sikur do i bëjmë legalizimet vetëm për të marrë votë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy