
Një tjetër automjet është përfshirë nga flakët në Vlorë në orët e para të mëngjesit të së martës.Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Rruga e re’. Sipas burimeve në vendngjarje mjeti është në pronësi të Eliot Sulçaj, 20 vjeç dhe dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Makina mjetit tip Xhip me targa AA 295 MX është përfshirë nga flakët rreth orës 02:35. Për shkak të flakëve të zjarrit mjeti ka marrë dëmtime plotësisht në pjesën e përparme.
Ndërsa policia raporton se mjeti ka marrë flakë aksidentalisht: "Nga verifikimet paraprake dhe deklarimet e marra nga personat e pranishëm ka
rezultuar se mjeti tip ''Jeep'', në pronësi të shtetasit E.S., 20 vjeç, banues në lagjen Lirim, ka marrë flakë aksidentalisht."



