Ish-zëvendës ministrja e Financave, Irena Beqiraj, deklaroi në emisionin Kronos se duhet që të shihet zbatimi i kontratës së sterilizimit.
Nuk e ka vendosur koncesionari që të thotë që ti mjekoje plagën dhe hap setin e ulët apo hiq një nishan dhe hap setin e ulët, nuk e ka vendosur koncesionari këtë gjë. Këtë e ka vendosur zbatuesi dhe ai që duhet ta monitoronte këtë gjë dhe në momentin që kjo gjë është shfaqur duhet të ishin marrë masa. Unë nuk e di se cfarë masash janë marrë , cfarë rregullash janë shkruajtur si janë zbatuar pasi ti mund të bësh edhe një protokoll se si këto duhet të përdoren që të jetë i njëjtë në të gjitha spitalet.
Beqiraj argumetoi se nuk duhet të vishet me frikë emri koncesion, por duhet parë nëse ka një tendencë për të përfituar në mënyrë të paligjshme te këto kontrata, pavarësisht emrit që mbajnë.
“Kontrata koncesionare asë PPP-të janë kontrata shumë komplekse pasi kanë brenda elementë financiar, ligjore, rsiqet e tanishme, risqet që vijnë më vonë, pra është një proces shumë komples dhe për t’i krijuar , për t’i negociuar , për t’i monitoruar dhe për t’i ndryshuar. Unë i krahasoj shpesh me nje bisturi nëse ma lini mua unë të vdes ama po t’ia lesh një doktori ai të shpëton. Kjo nuk do të thonë se bisturia është e keqe, nuk mund të themi që nuk duam bisturi. Nuk e ka fajin emri koncesion , e ka fajin mënyra se si hartohen dhe mbi të gjitha si monitorohen , zbatohen dhe mbi të gjitha mund të ndryshohen . Politikbërja ka tre etapa: do të mendosh se si kjo të jetë në të ardhmen, duhet të mendosh si do ndikojë në sektorë të tjerë dhe duhet ta rimendosh pasi e vendos në zbatim dhe monitorim” sqaron Beqiraj.



