Zeka: Vizita e fundit e Metës në Prishtinë si President, nuk ishte strategjike! I izoluar nga ndërkombëtarët (VIDEO)

Zeka: Vizita e fundit e Metës në Prishtinë si President, nuk ishte strategjike! I izoluar nga ndërkombëtarët (VIDEO)

Analisti Milaim Zeka vizitën e fundit si President të Ilir Metës në Kosovë, e cilëson si zgjidhjen e vetme të tij.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se Meta vizitën e fundit mund ta zhvillonte në Berlin, Paris ose Uashington, por se Prishtina ishte rruga e vetme e lirë e tij.

Nuk pajtohem me konstatimin se në mënyrë strategjike ka zgjedhur Kosovën, Ilir Meta, Vjosa Osmani, Albin Kurti janë të izoluar nga bashkësia ndërkombëtare dhe kur nuk kanë kë të vizitojnë, vizitojnë Prishtinën, ose Tiranën.

Ai foli për vazhdimësi e hipokrizisë së Presidentes së Kosovës, duke e cilësuar si “super hipokrite” për krijimin e një armiqësie të imagjinuar në mendjen e shqiptarëve.

Tirana dhe Prishtina në 120 vitet e fundit, as në kohën e Zogut dhe Enver Hoxhës, nuk kanë qenë më të armiqësuar sa në kohën e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Për këtë ka kontribuar Ilir Meta, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, të cilët nuk e shohin dot atë pjesën pozitive të përfaqësimit aktual të Kryeministrit Edi Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy