Të shtëna me armë në një shkollë në SHBA, vriten 3 nxënës

Të shtëna me armë në një shkollë në SHBA, vriten 3 nxënës

Të paktën tre nxënës janë vrarë dhe tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në një shkollë në Miçigen.

Sipas zyrtarëve amerikanë një 16-vjeçar dhe dy vajza të moshave 14 dhe 17-vjeçare kanë humbur jetën. Të shtënat kanë ndodhur në shkollën e mesme Okford, rreth 55 kilometra në veri të Detroidit.

Policia dyshon se autori është një nxënës në shkollë, i cili ka përdorur armën që ia ka blerë babai i tij javën e kaluar.

I dyshuari, 15-vjeçar mund të ketë nisur sulmin pesë minuta pasi është telefonuar policia.

Nënsherifi i qarkut Oklland, Mike McCabe, ka thënë se nuk janë dëgjuar të shtëna gjatë arrestimit dhe adoleshenti nuk është plagosur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy