Meksi: Është momenti që baza e PD-së të bashkohet për të përzënë me votë dy kryetarët. Berisha do e thyejë masën 'arrest shtëpie' (VIDEO)

Meksi: Është momenti që baza e PD-së të bashkohet për të përzënë me votë dy kryetarët. Berisha do e thyejë masën 'arrest shtëpie' (VIDEO)

Avokati Redon Meksi deklaroi në studion MCN Live se është momenti që baza e PD-së të reagojë dhe të bashkohet për të përzënë me votë dy kryetarët, Sali Berishën dhe Lulzim Bashën të cilët janë zgjedhur në mënyrë të parregullt.

Duke vijuar më tej, Meksi tha se Berisha po zvogëlohet dita ditës, por jo për shkak të SPAK-ut dhe GJKKO-së, por prej veprimeve që ka bërë ditë pas dite.

Sipas Meksit, Berisha dhe Basha kanë mbaruar punë me politikën, por problemi qëndron sa baza do organizohet për t’u ringritur.

Gjyqi në Gjykatën e Lartë duhet të ishte bërë 30 ditë pas ankimit. Kanë kaluar 9 muaj dhe tani u dha vendimi, u kthye në Apel. Apeli radhën e parë deshi 1.5 vite të jepte vendimin. Sikur Apeli ta çojë dhe një herë në Shkallë të Parë presim dhe 1.5 vjet dhe kështu mbaruan dhe zgjedhjet e 2025.

Kjo është sorollatje e shëmtuar që bëhet nga ana e gjyqësorit. Partia e Lulit që gëzohet se ka fituar është të tallesh. Ata kanë fituar se kanë vulën, por s’kanë fituar gjë në  gjykim. Deri në këto momente ka vetëm një fitore të PD-së së Berishës në Shkallë të Parë, të tjerat janë vendime të ndërmjetme. Nuk ka asnjë vendim përfundimtar deri tani.

Është moment që baza e PD-së të reagojë dhe të bashkohet për të përzënë me votë dy kryetarët. Janë të dy të zgjedhur në mënyrë jo të rregullt, s’ka asnjëri parti reale. Është momenti të çohemi të luftojmë.

Vendimi nuk të ndalon të flasësh në Facebook, por të mos komunikosh me askënd që të mos prishesh provat. Nuk do e ndalojë kurrë, nëse e ndalon do të ishte akoma më e rëndë situata.

Berisha nuk është as i vetmuar për shkak të mungesës së vulës, GJKKO, apo prej hetimit të SPAK-ut, por për fajin e tij, për shkak të veprimeve që ka kryer ditë pas dite. Çfarë ka mbjellë, do korrë. Po zvogëlohet.

Këtë protesta para Gjykatë  duhet ta bënte 9 muaj para. Nuk e bëri, e bëri tani. Ka çdo veprim të bërë për veten. Është gati të sakrifikojë, jo vetëm partinë, por edhe familjen e çdo kënd  për karrigen e vet. Çdo ditë do i pakësohen njerëzit. Problemi qëndron tek organizimi i të tjerëve për të rikthyer opozitën në vend.

Berisha dhe Luli kanë mbaruar punë me politikën.

Meksi përjashton çdo mundësi për trazira nga ana e Berishës.

Me kë do i bëjë, s’ka më njerëz. Unë e përjashtoj, s’ka shanse të ndodhë, e para se s’ka njerëz, e dyta se nuk i leverdis.

Më tej Meksi tha se mendon se Berisha do e thyejë masën.

Unë mendoj se Berisha do të dalë nga shtëpia, do e thyejë masën. Të shohim pastaj si do të veprojë gjykata. Ai e nisi që kjo është shkelje e Kushtetutës, do të vazhdojë me të njëjtën logjikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy