Vendi vakant në 'Kushtetuese', Gjykata e Lartë publikon emrat e kandidatëve

Vendi vakant në 'Kushtetuese', Gjykata e Lartë publikon emrat e kandidatëve

Gjykata e Lartë ka publikuar listën e kandidatëve, që kanë aplikuar për plotësimin e një vendi vakant si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Gjykatës së Lartë, kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë Brunilda Kadi, Elsa Miha, Holta Zaçaj, Juliana Latifi dhe Sandër Beci.

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 125 pika 1 të Kushtetutës si dhe nenin7/çtë ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në datë 31.01.2022ka bërë shpalljen publike për plotësimin e vakancës së pjesshme në Gjykatën Kushtetuese, si rezultat i mbarimit të mandatit të znj. Vitore Tusha.

Pas përfundimit të afatit 30 ditor të pranimit të kërkesave, kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë: 1. Brunilda Kadi, 2. Elsa Miha, 3. Holta Zaçaj, 4. Juliana Latifi, 5. Sandër Beci.

Bazuar në nenin 7/ç, pika 1 të ligjit nr.8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, lista e kandidatëve, si dhe dokumentacioni i paraqitur prej tyre i janë dërguarKëshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy