Romancierja dhe dramaturgia kanadeze Antonine Maillet, e para joevropiane që mori çmimin Goncourt, është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare.
Lajmin e trishtë e ka njoftuar botuesi i saj.
Autore e rreth dyzet veprave, Maillet ishte shkrimtarja e parë frëngjisht-folëse jashtë Evropës që fitoi çmimin Goncourt në 1979 për romanin e saj “Pélagie-la-Charrette”.
Deri më sot, ajo është e vetmja kanadeze që ka fituar çmimin prestigjioz letrar francez.



