Gentian Toshkezi, neurokirurgu më i mirë në SHBA: Ju rrëfej rrugëtimin tim profesional nga Shqipëria në Francë e Amerikë

Gentian Toshkezi, neurokirurgu më i mirë në SHBA: Ju rrëfej rrugëtimin tim profesional nga Shqipëria në Francë e Amerikë

I njohur për ekspertizën e tij në ndërhyrjet kirurgjikale në tru, shtyllën kurrizore dhe nervat, Dr. Gentian Toshkezi, erdhi në një rrëfim të jetës dhe profesionit të tij, në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN’.

Ai thotë se rruga nga Shqipëria, si student ekselent i Mjekësisë, shkuarja në Francë dhe më pas transferimi në SHBA dhe arritja e çmimit “Amerikan best doctor”, kanë një përbërës të veçantë, një histori suksesi dhe vështirësie në profesionin e zgjedhur.

Neurokirurgjia është një degë sa e vështirë, të jep adrenalinë por njëkohësisht kënaqësi, për faktin se do arrish të ndihmosh njerëzit me punën që bën.

Kam mbaruar në Shqipëri me të gjitha 10-a dhe medalje ari në mjekësi dhe mbarimi me nota ekselentë më vuri para përgjegjësisë së çfarë rruge do zgjidhja në Mjekësi.

Më pas mu dha mundësi të bëj stazhin në një fshat të Lushnjës, dhe me pas konkurrova në QSUT ku krejt rastësisht, nga nevoja e mjekëve zgjodha neurokirurgjinë.

Më pas shkova në Paris me një bursë për specializim ku pata një eksperiencë të shkëlqyer sepse aty mësova mjekësinë moderne, bashkëkohore, neurokirurgjinë e mirëfilltë nga profesorët e mi atje.

Shkuarja në Amerikë ka qenë shtysë e kolegëve të mi duke parë që kisha dhe mundësi që ndoshta të bëja dhe një eksperiencë atje. Shkarja ime në Amerikë nuk ka qenë e kollajtë, jam ballafaquar me shumë pengesa. Në Amerikë, ti nuk pranohesh kollaj, që të vish as nga Franca, as nga Shqipëria as nga një vend i Evropës pa dhënë ato standardet dhe provimet dhe pa kaluar në procesin e rivlerësimit dhe pa ribërë edhe një herë specializimin.

Të gjitha i kam kaluar dhe arrita edhe çmimin “Amerikan best doctor”, që për mua është përgjegjësi shumë e madhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy