Ndryshime në qeveri? Nesturi: PS mund të luajë me asete të reja. Besoj që SPAK-u do hapë çështje për eksponentë të opozitës

Ndryshime në qeveri? Nesturi: PS mund të luajë me asete të reja. Besoj që SPAK-u do hapë çështje për eksponentë të opozitës

Analisti Plator Nesturi foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi mbledhjen që do të mbajë Partia Socialiste Pasditen e sotme. I pyetur nëse priten ndryshme në qeveri dhe selinë rozë, Nesturi tha se brenda PS mund të ketë asete me të cilat Rama mund të luajë më mirë për t’i dhënë dinamizëm qeverisjes. Nesturi veçoi dy elementë të rëndësishëm në këtë vendimmarrje, drejtësinë e re, por edhe faktin që ka ardhur koha që mazhoranca të tregojë edhe anë të reja. 

Duhet të jesh në mendjen e Edi Ramës që t’i përcaktosh drejt. PS ka dy objektiva. Këtu është edhe elementi i drejtësisë së re që natyrshëm po ndikon te zhvillimet politike, jo vetëm te mazhoranca, por edhe te opozita. Gjithçka është një ajsberg ku është tjetër ajo që duket dhe ajo që ndodh. Rama e ka kapur momentin jo vetëm për ta krijuar elementin e drejtësisë së re, ndryshe nga opozita. Është bërë e qartë që për cilindo që drejtësia ka prova për shkelje të ligjit, s’do ketë mbrojtje politike nga PS. Elementi i dytë është që ka ardhur koha që kjo mazhoranca duhet të tregojë edhe anë të tjera. Nëse s’ke dëshirë për të ndryshuar dhe për të dhënë një hov të ri vetëm do zvarrisësh qeverisjen. Në betejat e ardhshme mund të ketë asete që mund të luhen më mirë, jo vetëm që PS të jetë fituese, por për t’i dhënë edhe një dinamizëm të ri qeverisjes. Asetet e reja mund t’i japin një element komplet të ri. Pritet me interes se cili është vizioni i Ramës, do jetë me figura të reja, me figura politike, apo do jetë një përzierje mes tyre, duke futur elementë që kanë backround profesional, që gëzojnë edhe një popullaritet në elektorat. Rama është hapa përpara me aktorët e tjerë politikë që kemi në Shqipëri. Edhe në mënyrën si po bën politikën tani kemi një detashment kompakt, që ka treguar që me gjithë problematikat në qeverisje, di të jetë edhe makinë elektorale. Kjo është një parti që s’është vetëm te ministrat, por edhe te individët e shkallës së dytë dhe të tretë. Mendoj që ka vende plot për të ndryshuar, për t’i dhënë një dinamikë tjetër”, tha Nesturi. 

I pyetur a ka luftë klanesh në Partinë Socialiste, Nesturi tha: “Në politikë ka gjithmonë interesa dhe kjo është e kuptueshme. Çështja ka të bëjë me raportet e brendshme aty. PS ka treguar që me gjithë interesat e grupeve dhe klaneve, kur vjen puna për të fituar të gjithë dinë të bashkohen, e kundra ndodh te opozita. Elektorati jo më kot shkon dhe ia beson votën PS. Sepse ka treguar që në interesat më vitale, pragmatiste, dhe për të bërë shtet, janë shumë më serioz se pala tjetër”.

Analisti beson se mund të ketë hapje të çështjeve në SPAK të eksponentëve të opozitës, lëvizje që mund të ketë ndikim te minoranca. 

Ishte diçka e paralajmëruar. Basha nxitoi që ta marrë, jo gjithçka ishte e rregullt, ishte një rrugëtim me hile nga të gjitha palët. Në opozitë të gjithë kanë bërë hile duke i vënë stërkëmbësha njëri-tjetrit. PD nuk u bë aset me vlerat e dikurshme. Sezoni i ri ishte me probleme të vjetra, madje më të komplikuara. Ajo vula realisht ka shumë vlerë sepse z.Berisha s’ka një parti politike. Z.Bardhi s’ka një vulë, vjen me çështjen që ka qenë kryetar grupi, por tani ka zhvillime të reja. Iniciativa e z.Bardhi është të krijojë një konfederatë deputetësh, jo konfederatë të PD. Janë deputetë të franksioneve të ndryshme që përjashtojnë njëri-tjetrin. Lëvizja e Bardhit më duket një lëvizje që bëhet në kushte urgjence, për të shpëtuar çfarë mund të shpëtohet. Edhe nëse bëhet një mbledhje e kësaj natyre, pa vulën e Bashës s’ka vlerë. Në momentin që s’merr pjesë grupi që ka të drejtën e vulës e gjitha kjo zerohet. Bardhi është i dënuar të shkojë ose këtej ose andej, ose të shkrihet. Tentativat dhe lëvizjet do shkojnë drejt krijimit të një partie të re nga Berisha, por mazhoranca do ketë ende një komoditet ndaj sherrnajës së dy palëve. Jam kureshtar si do rrjedhin ngjarjet nëse do kemi hapje të çështjeve nga SPAK për eksponentë të caktuar të opozitës. Besoj se mund të ketë hapje të çështjeve ndaj SPAK. Të dhënat flasin për çështje që mund të rihapen dhe që SPAK i ka pasur në vëmendje. Padyshim që do ndikonte te opozita. Një opozitë që do ngrinte mure të mëtejshme si ndaj politikës, si ndaj drejtësisë, dhe elektoratit do ishte e destinuar të tkurrej pafundësisht”, shtoi Nesturi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy