
Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite ka thënë se të dyshuarit në vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi do të ndiqen penalisht në Arabinë Saudite.
Në një konferencë në Bahrein, Adel al-Jubeir akuzoi median perëndimore për "histerinë" e tyre gjetë mbulimit për çështjen në fjalë.
Komentet e tij vijnë një ditë pasi Turqia tha se donte të ekstradonte 18 autoritetet sauditë që ishin të përfshirë në vrasje.
Shkrimtari dhe gazeatri i "Washington Post" u vra në konsullatën saudite në Stamboll tre javë më parë.
Riadi mohon se familja mbretërore në pushtet ishte përfshirë dhe fajëson "agjentë mashtrues".
Arabia Saudite fillimisht mohoi të gjitha njohuritë për fatin e gazetarit, por prokurori publik saudit tani e përshkruan atë si vrasje të paramenduar, shkruan BBC.
Khashoggi kishte qenë një kritik i hapur i princit të kurorës, sundimtarit de facto saudit.
"Për çështjen e ekstradimit, individët janë shtetas sauditë, të cilët mbahen në Arabinë Saudite dhe hetimi ndodhet në Arabinë Saudite, dhe ata do të ndiqen penalisht në Arabinë Saudite", tha. Al-Jubeir në një konferencë të sigurisë në Bahrein.
Turqia dhe Arabia Saudite nuk kanë një traktat ekstradimi.
Nga ana tjetër presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se vendi i tij kishte më shumë informacione se sa kishte ndarë deri tani për vrasjen e Khashoggi, e cila ka tensionuar marrëdhëniet e Rijadit me Perëndimin.
Ai kërkoi që mbretëria e Gjirit të zbulojë identitetin e 'bashkëpunëtorit lokal', të cilin zyrtarët sauditë më herët thanë se kishin marrë përsipër trupin e Khashoggi nga agjentë sauditë.
Policia në Stamboll ka vazhduar kërkimet e tyre për prova, pasi janë parë furgona duke marrë mostra të ujit nga sistemi i kanalizimeve të konsullatës.
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Jim Mattis tha se vdekja e Khashoggi në një strukturë diplomatike "duhet të na shqetësojë të gjithë".
Ai tha se Shtetet e Bashkuara "nuk tolerojnë këtë lloj veprimi të pamëshirshëm për të heshtur Khashoggi, një gazetar, nëpërmjet dhunës".
"Dështimi i ndonjë kombi që t'i përmbahet normave ndërkombëtare dhe sundimi i ligjit minon stabilitetin rajonal në një kohë kur nevojitet më së shumti," shtoi ai.



