Porti i Durrësit, Kikia: Kush fshihet pas kompanive offshore? (VIDEO)

Porti i Durrësit, Kikia: Kush fshihet pas kompanive offshore? (VIDEO)

Gazetari Mentor Kikia nga studio e lajmeve në MCN Live ka komentuar për projektin e Portit të Durrësit për të cilin u shpreh se kompania e huaj do të investojë 60 milionë euro, por qeveria duhet të jetë më transparente.

Ne si qytetarë na lind pyetje se kush fshihet pas këtyre kompanive offshore, dhe se nëse do kishim më shumë transparencë nuk do bëhej i gjithë ky debat, por këta njerëz janë disa njerëz që kanë marrë një tokë falas, dhe ne duhet të dimë rreth tyre sepse në fund fare ajo është një pasuri publike.

Ajo është çështje e gjerë në shumë dimensione dhe nëse i referohemi idesë se aty duhet një port jahtesh atëherë kjo është pozitive sepse Shqipëria ka nevojë për një të tillë dhe se Shqipëria nuk zhvillohet vetëm me plazhin, por duhet turizmi elitar. Ndërkohë që porti Durrësit sot është gati në mes të qytetit, sot në këtë këndvështrim mendoj se është nevoja për një port të ri tregtar, por projekti është i mbështjellë me një mijë pyetje. Aty po ndërtohet një lagje e re pallatesh dhe një port i vogël, sikur do vijë gjysma e Evropës të jetojë në Shqipëri. Këto 3 dekada porti Durrësit është prona më e madhe publike që shteti nuk po e privatizon por po e dhuron. Lind pyetja pse kjo u bë pa garë, pse nuk u shpall një tender, sa fiton shteti nga ky projekt, por thjesht u negociua me një sipërmarrës dhe mbi të gjitha u abuzua pasi qytetarët u informuan se do vinte kompania e Emar pastaj jo kompania por ceo që ka qenë i kësaj kompanie dhe vjen kompania por s’ka buxhetin për ta ndërtuar, ajo do investojë 60 mln euro dhe mbi të gjitha një sërë nënkontraktorësh që do kryejnë investimet janë misterioz me pronarë të panjohur të regjistruar në parajsa fiskale dhe këtu kemi të drejtë të shprehim dyshime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy