Vuçiç: Provokim për tensione? Nuk jam i çmendur, kjo nuk i leverdis Serbisë

Vuçiç: Provokim për tensione? Nuk jam i çmendur, kjo nuk i leverdis Serbisë

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç i ka bërë thirrje BE-së që të thonë të vërtetën rreth negociatave në Bruksel, duke shtuar se Serbisë nuk i leverdis një rritje e tensioneve me Kosovën.

Duke iu përgjigjur interesit të mediave serbe lidhur me tryezën e bisedimeve për njohjen e pavarësisë së Kosovës, Vuçiç tha se “rregullat e Brukselit ndryshojnë në 15 minuta”, dhe se pala shqiptare ka mbështetjen e BE-së.

“Është sikur kur luan një lojë të basketbolli në të cilën në çerekun e parë vlen ‘tresekondshi’, në të dytin nuk aplikohen hapat dhe në të tretin nuk vlejnë as faullët”, ka thënë Vuçiç.

Kryeministri serb tha se ndonëse i kishte marrë temat e diskutimit para takimit me kryeministrin dhe presidentin e Kosovës, ato ishin ndryshuar më pas.

Ndër të tjera, Vuçiç tha se Prishtina akuzon serbët dhe i fyen ata, ndërsa shtoi se edhe gjatë negociatave “shkelin atë që është rënë dakord 15 minuta më parë”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy