Përmet /Arrestohet 56 vjeçari, ju gjetën 41 kg kanabis në furgon

Përmet /Arrestohet 56 vjeçari, ju gjetën 41 kg kanabis në furgon

Një person është arrestuar në Përmet, gjatë finalizimit të operacionit antidrogë të koduar "Vila"

pasi ju gjetën një sasi prej 41 kg kanabis. Efektivat e Komisariatit të Policisë Përmet  në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative  se shtetasi Njazi Çaushi posedonte lëndë narkotike,  menjëherë kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin e koduar “Vila”.

“Si rezultat  i operacionit u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi ku  rezultoi se në automjetin furgon  me targa PR 0756 A, i cili ishte  i parkuar në oborrin e kësaj banese u gjet  një sasi prej 41 kg lëndë e dyshuar narkotike  Cannabis Sativa”. 

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa u bë arrestimi i 56 vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy