Instalohen panele diellore në kopshtet e Vlorës (VIDEO)

Instalohen panele diellore në kopshtet e Vlorës (VIDEO)

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ishte në Vlorë ku inspektoi implementimin e projektit të mbështetur nga PNUD-i për vendosjen e paneleve diellore për nevojat e ujit të ngrohtë në godinat publike në Shqipëri.

Si pjesë e një nisme globale, Panelet Diellore për Ujë të Ngrohtë, programi i Shqipërisë synon të përshpejtojë zhvillimin e tregut për këto sisteme si mënyrë për të kursyer energjinë elektrike dhe burime të tjera energjitike të përdorura për prodhimin e ujit të ngrohtë dhe zbutur fenomenin e ndryshimeve klimatike.  Deri më tani është bërë e mundur të financohen dhe instalohen sistemet termike diellore për ujin e ngrohtë pranë më shumë se 55 institucioneve publike në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Rrogozhinë, Lushnje, Elbasan, Gramsh, Berat, Fier, Vlorë, Himarë dhe Sarandë.  Një prej tyre është edhe Kopshti Nr. 10 në Vlorë, në të cilin është instaluar një sistem termik diellor për plotësimin e nevojës për ujë të ngrohtë në mënyrë efiçente dhe pro-mjedisore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy