
Arrestohet kreu i Evergrande New Energy Automut (NEV).
Filiali i makinave elektrike të gjigantit të pasurive të patundshme kineze Evergande, raporton se ka mësuar se drejtori i saj ekzekutiv Liu Yongzhuo ndodhet në paraburgim me akuzat e kryerjes së krimeve.
Kompania e raporton një lajm të tillë me anë të një deklarate të dërguar në Bursën e Hong Kongut, ku aksionet e saj tregtohen dhe u pezulluan këtë mëngjes në pritje të “lëshimit të informacionit’.
Tregtimi i aksioneve do të rifillojë në seancën e pasdites, tha kompania.



