Rusia gati për bisedime me Turqinë dhe Ukrainën për grurin

Rusia gati për bisedime me Turqinë dhe Ukrainën për grurin

Rusia është gati për bisedime me ministrat e jashtëm turk dhe ukrainas për çështjen e grurit të Ukrainës. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus, Serghei Lavrov, në kuadër të samitit të ministrave të Jashtëm të G20 që po zhvillohet në Bali, Indonezi.

Ne i kemi të gjitha zgjidhjet. Ne jemi gati për negociata me kolegët tanë ukrainas dhe turq.

Nëse flasim për grurin ukrainas, Ukraina duhet të zhbllokojë portet e saj, t’i pastrojë ato ose të sigurojë kalim të sigurt nëpër fushat e minuara, dhe jashtë ujërave territoriale të Ukrainës.

Rusia dhe Turqia janë të gatshme të garantojnë sigurinë e anijeve dhe t’i marrin ato në ngushtica, pastaj të shkojnë në Mesdhe.

Lavrov kërkoi që Perëndimi të ndalojë bllokimin e furnizimeve ruse të grurit.

Sipas tij, gjithçka që nevojitet është që Perëndimi të ndalojë së bllokuari artificialisht dërgesat në vendet që kanë blerë grurin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy