Nard Ndoka i ftuar në emision ‘Bilardo’ në MCN TV duke bërë një krahasim mes Sali Berishës dhe Edi Ramës është shprehur se i pari të krijon besim me autoritetin e tij, ndërsa Rama të manipulon.
Ai tha se Berisha ka argumente bindëse, ndërsa bëri me dije se gabimi i tij është se dhe një politikan të ri e trajton njësoj të barabartë me veten.
Berisha nuk të thotë një gjë tjetër dhe vendos diçka tjetër, por me ato balloret që ka Berisha është i qartë. Kur atij i shkon dikush në zyrë me ide, e dëgjon, e sheh me vëmendje dhe nuk i thotë atë që kërkon ai, por e ngacmon për ti nxjerr arsyen e vërtetë pse ai personazh është atje.
Berisha është autoritar më tepër, nuk të manipulon, nuk i ka këto metoda, të krijon më tepër besim, ndërsa Rama të manipulon, rrotullon. Rama thotë dhe Biden ma sillni këtu që të futet me mëndë e tija dhe del me mendë e mia, ndërsa Berisha ka argumente bindëse është ndryshe.
Berisha ka një gjë që kur ka përballë një politikan e barazon njësoj si veten e tij, nuk e trajton si politikan të dorës së dytë dhe kjo nëse ka pasur njëlloj shkëputje me mua është se unë sa isha futur në politikë dhe ai më trajtonte si të barabartë, ndërkohë që unë prisja këshilla nga Berisha, prandaj kjo është e gabuar.



