Del harta me zonat në Ukrainë që po sulmohen nga Rusia

Del harta me zonat në Ukrainë që po sulmohen nga Rusia

Sulmet dhe shpërthimet me raketa janë raportuar në disa pjesë të Ukrainës, duke përfshirë Kievin dhe Kharkivin.

Në një deklaratë televizive të orëve të para të mëngjesit, Putin tha se Rusia nuk kishte në plan të pushtonte Ukrainën dhe kërkoi që ushtria e saj të dorëzonte armët, shkruan BBC.

Pak çaste më vonë, u raportuan sulme ndaj objektivave ushtarake ukrainase. Ukraina tha se Rusia kishte nisur një “pushtim në shkallë të plotë”.

Ndërkohë shërbimi i rojes kufitare të Ukrainës, DPSU, ka publikuar foto të asaj që thotë se është një autokolonë ushtarake ruse që kalon në Ukrainën jugore nga gadishulli i Krimesë, i cili u aneksua nga Moska në 2014.

DPSU thotë se trupat ruse qëlluan me predha artilerie përpara se të dërgonin automjetet e tyre ushtarake.

Ukraina thotë se kolonat ushtarake ruse kanë kaluar gjithashtu në veri nga Bjellorusia dhe nga Rusia në lindje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy