Berisha: Si e shiti Rama dëshmitaren e mbrojtur të çështjes “Habilaj”

Berisha: Si e shiti Rama dëshmitaren e mbrojtur të çështjes “Habilaj”

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar prokurorisë së Përgjithshme që të nisë hetimet për nxjerrjen e emrit të dëshmitares së mbrojtur kundër ish-ministrit Saimir Tahirit.

Përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, Berisha thotë se deputeti i PS-së, Bledi Çuçi, ka fotografuar dëshminë e vënë në dispozicion nga prokuroria me dyer të mbyllura, për Këshillin e Mandateve.

Reagimi i Berishës:

Edi Rama ka shitur dhe tradhetuar deshmitaren e mbrojtur kunder Saimir Tahirit!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital:

“Pershendetje doktorr,esht Edi Rama vet ai qe ka dekonspiruar dhe shitur deshmitaren e mbrojtur oficere e policise,kunder Sajmir Tahirit.Ai esht informuar vetem pak minuta pasi prokuroret ne seancen e mbyllur dorzuan ne komisionin e mandateve provat sekrete. Pavaresisht se te gjithe deputetet ishin nden pergjim dhe nden hetim Bledi Çuçi filmoj dokumentat dhe ia nisi menjeher Rames. Rama se bashku me Agaçin shkoj ne zyre tek Xhafa ku kane qendruar rrethe nje ore natyrisht ka bere identifikimin e personit dhe u a kane dhene mediave me respekt ...”

I bej thirrje Prokurorise se Pergjithshme te nise me urgjence hetimin per Edi Ramen, qe tradhetoi dhe shiti deshmitaren e mbrojtur dhe te gjithe ata qe jane te implikuar ne kete krim te shemtuar! sb

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy